U mbështet te hekurat e ballkonit, 28-vjeçari nga Kosova vdiq pasi ra nga kati i 5-të i hotelit ‘Rogner’

E publikuar: 11/09/2021 11:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hotel ‘Rogner’ në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në Tiranë u kthye mbrëmë në skenë krimi pasi Ajdin Mustafi, 28-vjeçar, humbi jetën duke rënë nga kati i pestë. Sipas të dhënave 28-vjeçari ka qenë i mbështetur në dritare dhe janë këputur hekurat e ballkonit, e për pasojë ka rënë nga kati i pestë.

Qytetarët e tjerë që kanë qenë duke pushuar në këtë hotel kanë parë skena tmerri, të ngjashme me ato të filmave, pasi trupi i të riut u gjet në dysheme, në pjesën e anësore të oborrit, me pamje nga Bulevardi. Pranë trupit të tij është gjetur dhe zgara mbrojtëse e ballkonit. I riu nga Kosova kishte dy ditë që kishte ardhur në Shqipëri nga Zvicra. Ai kishte edhe shtetësi shqiptare dhe zvicerane dhe kishte marrë një dhomë teke.