Të premten në Prishtinë u mbajt takimi i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Gjatë takimit, u miratuan orientimet programore të LDK-së për periudhën e ardhshme.
Po ashtu, anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së shprehën përkrahje për kryeministrin Isa Mustafa dhe Qeverinë e Kosovës, si dhe për agjendën evropiane e cila po ndiqet me shumë sukses nga Qeveria.

Gjatë takimit, u shpreh përkrahje edhe për procesin e Shënjimit të Kufirit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi, duke u mbështetur në mbështetjen e dhënë për këtë proces edhe nga Departamenti i Shtetit i SHBA-ve, ekspertët ndërkombëtarë si dhe autoritetet evropiane.
U aprovuan edhe ndryshimet statutare, raporti i punës dhe raporti financiar si dhe u vendos që Kuvendi i Punës i LDK-së të mbahet me 28 maj 2016.




























