U lëndua rëndë nga shpërthimi i autobotit me karburant – Vdes 35-vjeçari në Shqipëri

E publikuar: 11/08/2024 17:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka ndërruar jetë një 35-vjeçar në Shqipëri, punonjësi i karburantit ku ndodhi shpërthimi i autobotit, këtë të premte.

Ngjarja ndodhi dy ditë më parë, ku një autobot me karburant shpërtheu në autostradën Tiranë-Durrës, teksa një shofer ka qenë duke u furnizuar me derivate, raporton euronews.al.

Për pasojë mbetën të lënduar rëndë dy persona, nga të cilët 35-vjeçari nuk mundi t’i mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë ditën e sotme.