Ekipi i Gazetaolle.com, sot ishte në stadiumin ‘Adem Jashari’. Ky impiant ishte përgatitur aq bukur për ndeshjen e 5 marsit 2014, ku Kosova e zhvilloi ndeshjen e parë kundër Haitit, saqë shumë njerzëve nuk iu besuan sytë.
Në stadium ishin investuar diku mbi 800 mijë euro, nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Qeveria e Kosovës.
Por një vit e më shumë kanë kaluar që nga ajo ndeshje, dhe stadiumi tashmë ka marrë pamje krejtësisht tjetër.
Zhveshtore të mbuluara me myk, dhe ujë që kalon gjithandej. Korridore të shkarruara, ndërsa pllakat kanë filluar të thyhen. Bankinat të thyera dhe pa mbulojë.
Ujë nuk ka në zhveshtore pasi ka kohë që ka shpërthyer një gyp.
Edhe mbeturinat kanë bërë vend në këtë impijant që mban emrin e legjendarit Adem Jashari.
Staza e atletikës është rrënuar për tu ndërruar me të renë, por mbeturinat e të vjetrës gjenden afër fushës që po ashtu është një nga fushat më të pamirëmbajtura në Superligë.
Ky stadium meriton mirëmbajtje më të mirë dhe respektim për ato investime që janë bërë me paratë e popullit.