Një grua është gjetur pa shenja jete pasditen e së premtes në Prishtinë.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 12 dhjetor 2025, rreth orës 15:00, në rrugën “Ismet Jashari”, ku viktima, shtetase kosovare, është gjetur e shtrirë në tokë pa shenja jete.
“Ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e saj, ndërsa rasti është cilësuar si “hetim i vdekjes”. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të sqarimit të shkaqeve të vdekjes.” – njofton policia.


















