Një fotograf i cili mbijetoi pasi një peshkaqen i kishte këputur këmbën e djathtë ka publikuar disa pamje në të cilat thuhet se ai shihet në një moment të një takimi tjetër me një nga grabitqarët.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Mike Coots ishte duke bërë sërf në Havai, kur ishte 18 vjeç, kur u sulmua nga një peshkaqen, sulm që përfundoi me “gjakderdhje”, pasi kafsha i kishte këputur këmbën atij.
Por, përkundër kësaj, ai ka befasuar me një vendim të tij. Tanimë 38-vjeçari është bërë një mbrojtës i peshkaqenëve dhe ende rregullisht zhytet me kafshët në pikat e nxehta ndërkombëtare për të rritur ndërgjegjësimin.
Ndërkohë, më 7 mars, Mike ka filmuar një video jashtëzakonisht drithëruese, në brigjet e Zelandës së Re.
Mike, i cili ishte kthyer në ujë tri javë pasi u shqye 20 vjet më parë, ka thënë: “Kur kam filmuar pamjet, peshkaqeni i bardhë ishte duke ardhur drejt meje, thënë shkurt ishte disa milimetra larg”. /Telegrafi/