A u frikësuan të premten prej arrestimeve të Gjykatës Speciale? Tregon Daut Haradinaj

E publikuar: 27/12/2017 18:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, thotë se përpjekja për të shfuqizuar Gjykatën Speciale, të premten, nuk ishte për shkak të frikës personale i iniciuesve të saj se do të arrestoheshin.
Deputeti Haradinaj ka thënë në KlanKosova se është ditur që nga krijimi i Gjykatës Speciale se epilogu do të ishte i tillë dhe arrestimet, kurdo që ato nisin, nuk janë surprizë.

Është thënë se të premten u provua që të shfuqizohet Gjykata Speciale sepse krerët e lartë shtetërorë kishin marrë vesh se së shpejti do të bëheshin arrestimet. Por, Haradinaj nuk e beson se kishte frikë personale sepse, sipas tij, është ditur se arrestimet do të ndodhnin.

Edhe vet ai thotë se nuk i frikësohet arrestimit, ndërsa nuk ndërron qëndrim as ai e as partia e tij se Gjykata Speciale është e dëmshme dhe turpëron Kosovën. /Express/