“U dhunua me shkop gome nga UDB-ja”, Bobaj tregon si iu torturua shoku nga udbashi Vesel Krasniqi

E publikuar: 09/08/2024 22:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish- i burgosuri politik, Muharrem Bobaj ka rrëfyer një rast tronditës të torturës që iu bë shokut të tij nga Vesel Krasniqi, një pjesëtar famëkeq i UDB-së jugosllave.

Sipas Bobajt, Krasniqi përdori një shkop gome për të dhunuar shokun e tij në mënyrë brutale. Bobaj përshkroi momentet kur e pa shokun e tij të kthyer nga torturat.

“Veseli një shok me pendrek (shkop gome) e ka pas dhunuar në zorrë të trashë. Unë kur ma kanë sjellë natën, mu ka dashtë më kollodont të dhëmbëve ia kam lyer prapanicën. Kësi tmerri ka pasur. Kaq i tmerrshëm ka qenë”, ka thënë Bobaj në “Debat Plus”.

Bobaj është shprehur i gatshëm që të ballafaqohet më të gjithë ata që e torturuan.