Nga Fiorentina Spahiu
Pavarsisht se jane miliona ne bote,te shperndare neper shtete te ndryshme,emigantet shqiptare thuajse nuk permenden fare,si nga mediat ashtu dhe nga drejtuesit e shtetit.Ata i degjojme te permenden kryesisht ne kronikat e zeza,ku nje nga ata ka shkelur ligjet e vendit ku ka emigruar,ose gjate festave kur bllokojne trafikun apo mbeten me ore te tera per te mos thene dite neper dogana.Por viti ka 365 dite dhe ne pjesen me te madhe te diteve keto emigrante edhe sikur te ishin te vdekur do te ishin me reale..ato jane inekzistente.
Veshtiresite ekonomike mbeten faktori kyc qe shtyn miliona emigrante te braktisin atdheun e tyre por edhe familjen per nje kohe te papercaktuar.Shume femije jane te detyruar te rriten pa baba,jane te detyruar te jetojne me mungesen e tij gjate rritjes,atehere kur me se shumti kane nevoje per te.Sic gjeresisht dihet,eksodi me i madh i emigranteve,ishte ai i viteve 1990.Por ne ate periudhe tranzicioni arsyet jane lehtesisht te kuptueshme,sapo kishim dale nga nje periudhe tej mase e erret te privuar nga lirite me primare,dhe ne momentin qe rifituam lirite e humbura,eshte me se normale se ne do te largoheshim nga vendi,dikush per nje jete me te mire,dikush nga kureshtja per te njohur me afer arenen e demokracise,perendimin.Po ne ditet e sotme,ku vendi yne perballet me te njejtin fluks si para 25-vjeteve,cilat jane keto arsye qe i detyrojne keto emigrante te braktisin gjithcka,per tu perballur me mijra veshtiresi ne nje vend te huaj ku ne shumicen e rasteve nuk iu njihen as te drejtat me primare?!
Fluksi i emigranteve shqiptare ne ditet e sotme,pa frike mund te them qe eshte i barabarte me fluksin e emigranteve nga vendet si Siria.Banoret siriane largohen per te shpetuar nga lufta ndersa ne Shqiperi per te shpetuar nga varferia.Neni 10 i kushtetutes e Republikes se Shqiperise thote shprehimisht se “Republika e Shqiperise mbron te drejtat e shtetasve shqiptare me banim te perkohshem dhe te perhershem jashte kufinjve te vet”.Po,ashtu sic jemi koshiente ne kemi ligje me demokratike se te shume vendeve te tjera,por zbatueshmeria eshte me nivele me te uleta.Une them,c’rendesi kane disa fjale te shkruara e te njohura si ligje kur ato jane thjesht teori dhe jo praktike?!Nuk kam degjuar ndonje rast qe shteti shqiptar te kete ndermarre ndonje hap konkret per lehtesimin e kushteve te jeteses se ketyre emigranteve.Jeta e tyre eshte shume e veshtire,pjesa me e madhe perballet me kushte primitive pune,sepse ashtu sic permendet ne zhargonin popullor,eshte i paligjshem,pa dokumenta.Kjo e detyron emigrantin te punoje me ore te zgjatura dhe te paguhet minimalisht krahasuar me “punonjesit normale”.Dikush mund te thote “Nese paguhen aq pak atehere pse nuk kthehen ne atdheun e tyre?” Kjo eshte e lehte..Sepse minimumi qe marrin atje eshte i barabarte me maksimumin qe mund te marrin ketu.
Te gjitha te ardhurat e tyre ato i investojne ne vendin tone qe fundja eshte dhe vendi i tyre,duke u bere keshtu nje burim jo pak i rendesishem i ekonomise sone.Por shteti shqiptar dhe institucionet e tij vazhdojne ti lene si gjithmone te braktisur dhe pa asnje perkrahje.Formalisht jane Konsullatat e Nderit qe supozohet se merren me te drejtat e emigranteve,por ashtu sic emigrantet shprehen,thuajse gjithnje i kane gjetur dyert e mbyllura kur kane trokitur per ndihme.Degjojme shpesh neper media se perfaqesues te shtetit tone kane zhvilluar vizita nderkombetare ne shtetet e tjera,per t’u takuar me kreret e larte te ketyre shteteve,por si nuk degjuam nje here te vetme qe nje perfaqesues i shtetit shqiptar u takua edhe me emigrantet per te diskutuar veshtiresite me te cilat ata cdo dite perballen.
Kjo ndodh per nje arsye te thjeshte:Partite politike ne kohe fushatash kryejne dhe nje funksion tjeter pervec atyre te zakonshmeve,ato kryejne rolin e nje agjensie turistike,blejne voten e emigranteve me ane te nje bilete te uruar.Votimi elektronik ose postar mendoj se do ishte zgjidhja me efikase dhe e e drejte qe dhe emigrantet te ushtrojne te drejten e tyre te votes. Por sic duket shteti ka harruar se ata jane vellezerit tane. Dhe ne me heshtjen tone po i veme drynin kesaj heshtjeje, kesaj braktisje.