U dënua për keqpërdorim seksual, zyrtarit të Komunës së Rahovecit i ndërpritet puna

E publikuar: 11/10/2016 11:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas dënimit me 3 vjet burg i është ndërprerë puna shefit të Zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim në Komunën e Rahovecit.

Vendimin për ndërprerjen e marrëdhënies së punës së Sllavisha Kollashinax e ka nënshkruar kryetari i kësaj komune Idriz Vehapi më 29 sthator.

Kollashinac ishte dënuar për veprën penale “Keqpërdorim seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare”.

Poashtu bëhet e ditur se deri të nënshkrimi i këtij vendimi nga ana e të parit të Rahovecit erdhi  pas pranimit të aktgjykimit të formës së prerë të Gjykatës së Apelit

Sipas nenit 9, të Ligjit për Shërbyesit Civil të Kosovës parashihet se marrëdhënia e punës së nëpunësit civil përfundon me “Dënimin  nga një gjykatë penale me vendim të formës së presë për mbajtjen e burgut efektiv për gjashtë (6) muaj e me tepër”.