Sokol Bode, ish-shefi i Policisë së Dhërmiut është arrestuar në Berat.
Ish-shefi i Policisë së Dhërmiut, Sokol Bode, u dënua në prill me 8 vjet heqje lirie për trafik narkotikësh.
Ai u akuzua nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe më pas nga SPAK për implikim në trafikun e narkotikëve të kryer nga organizata kriminale e drejtuar prej vëllezërve Moisi dhe Florian Habilaj.
Gjyqtarja dënoi të pandehurit Sokol Bode me 12 vjet heqje lirie, ku në aplikim të gjykimit të shkurtuar u vendos dënimi përfundimtar me 8 vjet burg./euronews.al