Një çift i sapo martuar duhej të kalonte natën e tyre pas martesës në një qendër pushimi pasi u bllokuan nga bora.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Sara dhe John Lund, të cilët ishin mes 82 njerëzve që u mbërthyen në autostradën A30 në Devon të dielën natën.
Të porsamartuarit u detyruan të ndalonin dhe të qëndronin në Kolegjin Okehampton në anën veriore të Dartmoor.
Sara Lund tha: “Duke fjetur në dysheme me një batanije mjekësore dhe disa xhaketa, nuk ka qenë nata më romantike”.
Çifti ishte në rrugën e tyre për në muajin e mjaltit, por nuk mund të vazhdonin rrugën pasi kjo pjesë u godit nga kushtet e motit të trazuar.
Një shtrirje 64 milje e rrugës kryesore midis Bodmin, Cornwall dhe M5 në Exeter u mbyll pasi moti i keq çoi në një numër aksidentesh. /Telegrafi/