Tre inspektorët e Administratës Tatimore të Kosovës nga rajoni i Gjakovës, u arrestuan ditën e djeshme nën dyshimin për marrje të ryshfetit.
Operacioni policor u zhvillua në disa rajone në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.
Ndaj tyre, Gjykata Themelore në Gjakovë ka marrë sot vendim që t’ua caktojë atyre nga një muaj paraburgim.
Kështu bëjnë të ditura burimet e Klankosova.tv
Kështu kjo gjykatë e ka miratuar kërkesën e organit të akuzës, gjegjësisht Prokurorisë Themelore të Gjakovës, njofton Klankosova.tv