U akuzua për 8 sulme seksuale, gjendet e i pajetë aktori i njohur

E publikuar: 11/03/2018 10:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vetëm pak ditë më parë ai ka marrë 8 akuza për ngacmime seksuale ku femra të ndryshme pretendonin se ai ka shfrytëzuar postin dhe famën e tij për të përfituar favore seksuale.

Ai është i njohur për pjesëmarrjen në seriale të ndryshme televizive si edhe në filma aksion. Jo Min-Ki humbi jetën në moshën 52-vjeçare pak ditë para se të merrej në pyetje për akuzat e ngritura kundra tij.

Shkaqet e vdekjes së tij ende nuk janë zbardhur por nuk përjashtohet mundësia e vetëvrasjes.