Tym toksik në qiellin e Ukrainës, rusët bombardojnë rezervuarin me acid

E publikuar: 31/05/2022 20:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Raketat ruse kanë bombarduar një rezervuar me acid nitrik në Severodonetsk, ka thënë një guvernator lokal ukrainas.

Në një postim në Telegram, Serhiy Gaidai u bëri thirrje banorëve vendas që të mos largohen nga strehimoret për shkak të rrezikut që paraqet tymi toksik nga rezervuari i acidit.

Guvernatori lokal publikoi gjithashtu një foto në të cilën shihet një re e madhe rozë mbi pallatet, raporton abcnews.al.

Megjithatë zyrtari nuk dha informacione për viktima, por u nuk kërkuar banorëve të përdorin maska, si pasojë e tymit toksik nga acidi nitrik.

Severodonetsk është bërë një nga zonat më të sulmuara, me forcat ruse që e kanë bërë atë një objektiv kyç në avancimin e tyre.

Nëse Rusia pushton qytetin, do ti jepte Moskës kontrollin e të gjithë rajonit të Luhansk.