Tym i bardhë në Vatikan, kardinalët kanë zgjedhur Papën e ri

E publikuar: 08/05/2025 18:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kardinalët kanë zgjedhur Papën e ri në Vatikan, shkruan The Guardian.

Tym i bardhë doli nga oxhaku i Kapelës Sistine, duke treguar se një papë i ri është zgjedhur në Vatikan.

Kambanat e Bazilikës së Shën Pjetrit po bien për të mirëpritur lajmin se është zgjedhur një Papë i ri.

Turma në sheshin kryesor të Vatikanit shpërtheu në duartrokitje kur tymi i bardhë filloi të dilte nga oxhaku i Kapelës Sistine.

Identiteti i tij dhe emri që do të marrë si Papë do të zbulohen së shpejti.

Tani që kemi parë tymin e bardhë që del nga oxhaku i Kapelës Sistine, çfarë ndodh më pas?

Shprehjen latine të “Habemus papam” – që do të thotë “kemi një papë”;

Kjo do të pasohet nga një frazë tjetër fetare në latinisht;

Pastaj do të marrim emrin e kardinalit të zgjedhur – përsëri në latinisht;

Pastaj, do të marrim pak më shumë latinisht fetare;

Vetëm atëherë do të marrim mbiemrin e kardinalit të zgjedhur në latinisht;

Dhe së fundmi, zbulimin e emrit papnor të zgjedhur të kardinalit të zgjedhur në latinisht.