Twitter më në fund ka adresuar një problem i cili ka rezultuar acarues për shumë përdorues.
Cicërimat gjithnjë janë renditur sipas një rendi kronologjik ku në krye dilnin ato më të rejat.
Por papritmas kompania vendosi të rendiste cicërimat duke përdorur algoritme.
Në Shtator të 2018-ës Twitter premtoi të rikthente metodën e vjetër dhe tashmë zgjidhja ka mbërritur.
New on iOS! Starting today, you can tap ✨ to switch between the latest and top Tweets in your timeline. Coming soon to Android. pic.twitter.com/6B9OQG391S
— Twitter (@Twitter) December 18, 2018
Përdoruesit e rrjetit të mikroblogimit do të kenë në dispozicion një buton i cili bën të mundur kalimin mes dy kohështrirjeve: sipas rendit kronologjik dhe sipas rendit algoritmik.
Twitter e quan “sparkle.” Ikona e funksionit qëndron në cepin e djathtë lart të aplikacionit.
Funksioni do të jetë i disponueshëm fillimisht në iOS ndërsa Twitter ka premtuar ta sjellë edhe në platforma të tjera, përfshirë Android. /PCWorld Albanian