A ju ka ndodhur që ndërsa qëndroni në shtratin e gjumit natën të kontrolloni të paktën njëherë Twitter-in nga telefoni juaj?
A keni përdorur ndërfaqen e errët të aplikacionit për të mos dëmtuar sytë tuaj? Prej kohësh rrjeti social ofron diçka të quajtur Modaliteti i Natës – Night Mode – në aplikacionin mobil dhe tashmë do të jetë i disponueshëm edhe në desktop.
E thënë ndryshe ata që preferojnë të publikojnë cicërima nga desktop dhe laptopi i tyre gjatë mbrëmjeve tani e tutje mund të kalojnë në ndërfaqen e errët të aplikacionit e cila është më e lehtë për sytë.
Kompania prezantoi funksionalitetin ditën e Mërkure edhe pse e ka testuar prej javësh.
Për ta aksesuar thjeshtë klikoni foton tuaj të profilit do të vëreni një opsion “Night Mode” në fund të listës. Klikojeni dhe çdo gjë do të jetë e kryer.
Twitter prezantoi funksionalitetin në 2016-ën në iOS dhe Android dhe kuptoi me shpejtësi se duhej ta ofronte edhe në desktop. /PCWorld Albanian