Ditën e sotme platforma e mikroblogimit Twitter tha se ka zbuluar mëse 10 milion postime nga llogari Ruse dhe Iraniane që nga datojnë nga 2009.
Rrjeti social në të kaluarën ishte shprehur se Irani dhe Rusia ishin dy burimet kryesore të llogarive të rreme dhe fushatave të gjëra të dezinformimit.
Bëhet fjalë për mbi 3,841 llogari Ruse dhe 770 llogari Iraniane.
Së bashku kanë publikuar mbi 10 milion cicërima dhe 2 milion imazhe, video dhe transmetime të Periscope.
Twitter publikoi një arkivë të të gjitha postimeve që mund ti shikoni në këtë lidhje: https://about.twitter.com/en_us/values/elections-integrity.html#data
Arsyeja pas publikimit të kësaj arkive sipas Twitter është kryerja e hetimeve dhe kërkimeve akademike në lidhje me impaktin që kanë pasur. /PCWorld Albanian