Twitter tha ditën e Mërkure se ka mbyllur një llogari e cila sillej si Presidenti Rus Vladimir Putin.
“Kemi mbyllur llogarinë @putinRF–eng pas disa raportimeve që morën nga zyrtarë Rusë,” tha kompania ditën e Mërkure.
Zëdhënësi i Twitter Ian Plunkett tha në një e-mail se llogaria e mbyllur nuk kishte fare të bënte me Putin.
Sipas imazheve të arkivuara, llogaria duhet të jetë krijuar në Nëntor të 2012-ës dhe kishte afro 1 milion ndjekës.
Ajo kishte publikuar vazhdimisht lidhje zyrtare të qeverisë Ruse dhe daljeve për shtyp të Putin.
Kremlini nuk ka komentuar ende ngjarjen. /PCWorld Albanian