Ditën e Mërkure Twitter lançoi veçorinë e shumëpritur “Bookmarks” të cilën e ka testuar prej mese një viti.
Ruajtja e gjërave për leximin e mëvonshëm është diçka që njerëzit e kanë kërkuar prej kohësh duke pasur parasysh natyrën e rrjetit social i cili dominohet por edhe prodhon lajm.
Përdoruesit e Twitter shpeshherë nuk ndihen rehat me përdorimin e aplikacioneve nga palë të treta për të ruajtur cicërimat e këtë nuk e ka zgjidhur as butoni “Favorite.”
I përfaqësuar nga një element vizual në formë zemre, ky buton më shumë përfaqëson një sentiment pozitiv sesa si shërben qëllimit të ruajtjes së përmbajtjeve.
Found something historic?
Don’t want to forget a joke?
Article that you want to read later?Save the Tweet with Bookmarks, and come back to it whenever you want. Only you can see your Bookmarks. pic.twitter.com/fM2QLcOYNF
— Twitter (@Twitter) February 28, 2018
Edhe Facebook kishte vuajtur në të kaluarën me butonin “Like.”
Shumë përdorues i ruanin cicërimat dhe lajmet në aplikacione shënimesh ndërsa ne i ruanim në aplikacionin Pocket, e të tjerë i dërgonin në mesazhe direkte të tjerëve.
Nga dita e sotme asnjëri prej nesh nuk ka nevojë të përdorë opsione të treta sepse cicërimat e ruajtura me butonin “Bookmark” janë private.
Për të përdorur këtë veçori mjafton të klikoni ikonën e shpërndarjes në të djathtë. Menjëherë do të shfaqen disa metoda shpërndarjeje ndërsa ju klikoni butonin “Add Tweet to Bookmarks.”
Nëse doni të shikoni cicërimat e ruajtura, klikoni ikonën e profilit dhe do të gjeni opsionin Bookmarks. /PCWorld Albanian