Twitter është duke zhvilluar një mjet i cili do ta bëjë më të lehtë publikimin e videove sipas Bloomberg. Kompania e medias social do të vërë në jetë stilit e Snapchat duke eleminuar nevojën e regjistrimit të videos në një aplikacion më vete raportoi Bloomberg.
As dizajni e as koha e debutimit nuk është përcaktuar ende sipas raportit.
Snapchat u bë një prej rrjeteve social me rritjen më të shpejtë kur prezantoi aplikacionin i cili kishte në fokus kamerën dhe përdoruesit mund të realizonin foto dhe video në pak sekonda.
Snapchat është ende i vetmi aplikacion i medias social që hap direkt kamerën. Në muajt e fundit Twitter ka prezantuar disa ndryshime në platformë të cilat synonin të përmirësonin eksperiencën e përdoruesit.
Dyfishoi numrin e karaktereve dhe prezantoi veçorinë “Threads” ku përdoruesit mund të publikonin disa cicërima njëherazi. /PCWorld Albanian