Twitter ka ndaluar reklamimin për mediat Ruse Russia Today dhe Sputnik duke thënë se kanë tentuar të interferojnë zgjedhjet Amerikane me porosi të qeverisë ruse në rrjetin social.
“Ky vendim u mor bazuar në një punë të përbashkët me komunitetin Amerikan të inteligjencës dhe u arrit në konkluzionin se RT dhe Sputnik janë përpjekur të ndikojnë zgjedhjet presidenciale me urdhër të qeverisë Ruse,” shkruante kompania ditën e sotme.
Off-boarding advertising from all accounts owned by Russia Today (RT) and Sputnik.
We’re donating all projected earnings ($1.9mm) to support external research into the use of Twitter in elections, including use of malicious automation and misinformation. https://t.co/zIxfqqXCZr
— jack (@jack) October 26, 2017
Sipas Twitter vetëm këto dy kompani mediatike janë zbuluar. Ndërsa ato do të jenë të lira të mbajnë llogaritë e tyre sipas rregullores së Twitter, nuk do të lejohen të reklamojnë.
Gjithashtu Twitter tha se do të dhurojë të ardhurat e gjeneruara nga reklamat e RT.
Për ti shtuar më shumë benzinë zjarrit, shefja e medias sociale pranë RT tha se Twitter kishte inkurajuar ato të publikonin reklama rreth zgjedhjeve presidenciale. /PCWorld Albanian