Kosova tashmë në aspektin juridik ishte, është dhe do të jetë subjekt i hetimeve për transplatimin e organeve njerëzore- duke filluar nga Raporti i Dick Marty-it përmes hetimeve të Task Forcës Ndërkombëtare deri tek Gjykata Speciale e cila pritet që nga Kuvendi i Kosovës të votohet javën që vjen në Prishtinë.
Medialisht tashmë nuk është kurrfarë sekreti që Republikës më të re në Europë i ka kushtuar së tepërmi kur imazhi është në pyetje. Kjo damkë e ka përcjellur jo vetëm klasën politike por edhe krejt vendit për vite të tëra. Dhe që situata të bëhet edhe më e rëndë- duket që tashmë shqiptarët e Kosovës dhe kryeqyteti Prishtina po shihen dhe trajtohen edhe si “kryeqyteti” i tregtisë ilegale me organet njerëzore në Evropë dhe më gjerë, raporton Gazeta Blic në Prishtinë.
Në këtë frymë duhet parë edhe filmi më i ri që Televizioni Gjerman ZDF do ta shfaqë nesër në orët e vona të mbrëmjes 23:55. Pikërisht për shkak të temës së ndieshme- transmetuesi publik ka vendosur ta shfaqë aq vonë filmin në fjalë. Kjo pasi tregtia me organe vazhdon të jetë subjekt kontravers i diskutimeve në Evropë.
Filmi i titulluar “Fremdkörper” (Shqip: TRUPI I HUAJ)- prodhim i “Venice Pictures / ZDF / Filmakademie Baden-Württemberg” me skenar të autorëve Sebastian Heeg, Christian Werner dhe regji të Christian Werner me rolet kryesore të aktorëve të njohur gjermanë Torsten Merten dhe Janina Elkin pos të hënën do të ketë reprizat edhe me datat 26 dhe 27 Qershor në ZDF Kultur në ora 20:15 dhe 00:15.
Kosova dhe konkretisht Prishtina me këtë rast luan një rol qendror dhe për këtë edhe vendimtar në këtë film. Në njoftimin zyrtar të TV gjerman thuhet se për tranplatimin e organeve sot paguhen nga 10 deri në 20.000 Euro. Personazhi kryesor i filmit Wolfgang Kruber udhëton në Stamboll me një veshkë të re për të cilin gruaja e re nga Ukraina Irina e ka shitur- dhe atë në kryeqytetin kosovar, Prishtinë, dhe prej atje ajo veshkë e tij është transportuar dhe futur në trupin e huaj- atë të Wolfgang!… Për më shumë, fotot nga filmi dhe trailerin e tij mund t’i shihni më poshtë!/GAZETA BLIC/