Tusk: S’ka rrugë tjetër drejt BE-së, përveç përmirësimit të marrëdhënieve me Serbinë

E publikuar: 26/04/2018 14:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi pas takimit që pati me Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk tha se është diskutuar kryesisht për procesin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian, raporton “Zëri.info”.

“Me presidentin Tusk patëm një takim ku diskutuam për procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian. Bashkimi Evropian dhe rajoni i Ballkanit Perëndimor nuk ka qenë kurrë më afër njëri tjetrit dhe sot por mendoj që të dy palët e kanë kuptuar se bashkë mund të bëjmë shumë më shumë për anëtarësimin e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian”, tha ai.

Thaçi tha se janë pajtuar që së bashku të punojnë për të siguruar vendin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

“Ajo që është e qartë është se Kosova ka një nevojë urgjente për përshpejtimin e hapave të saj drejt Bashkimit Evropian. Kosova ka nevojë për konkretizim të perspektivës së vet evropiane dhe në kohën sa më të shkurtër të marrim statusin kandidat për Bashkim Evropian. Ne do të japim kontributin tonë të plotë në agjendën e këtij samiti. Do të adresojmë sfidat e përbashkëta të sigurisë dhe luftën kundër krimit të organizuar. U pajtuam se ka shumë gjëra që do t’i bëjmë së bashku por duhet të tejkalohet pengesat”, tha ai.

Thaçi po ashtu tha se Kosova mbetet e interesuar në përmirësimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Kosova mbetet e interesuar jo vetëm të vazhdojë dialogun me Serbinë por të arrijë edhe paqe të qëndrueshme në rajon. Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve do të jetë një nga çështjet që do të diskutojë në Berlin me kancelaren Merkel pikërisht me 9 maj ne ditën e Evropës.

Ai ka treguar që me Tusk ka diskutuar edhe për liberalizimin e vizave. Ai tha se e ka njoftuar per punën që kemi bërë deri tani në përmbushjen e kushteve.

Kurse Donald Tusk tha se BE do të vazhdojë të jetë prtneri më i besueshëm për vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Vizita ime është për nderë të Samtimit që do të mbahet në Sofje me 17 maj. Ashtu siç unë pres BE do të përshëndes vendimin e partnereve të Ballkanit. BE është dhe do të vazhdojë të jetë partneri më i besueshëm për tërë rajonin. Kjo është pse Samtimi ynë duhet të përmirësojë të gjitha lidhjet dhe shkëmbimet njerëzore siç është Erasmus +”, ka thënë ai.

Ai ka përgëzuar Kosovën për ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit por tha se duhet të bëhet edhe luftimi i korrupsionit, raporton tutje “Zëri.info”.

“Dua të iu përgëzoj për ratifikimin marrëveshjes se shënjimit të kufirit me malin e Zi. Kjo është një dëshmi e bashkëpunimit për interesin e Kosovës. Unë e di që ju nuk do të ndaleni duke i respektuar zotimet. Luftimi i krimit të organizuar she korrupsionit është gjithashtu çështje e rëndësishme dhe më besoni se gjithë koleget e mi në Bruksel i çmojnë lartë të arriturat tuaja. Kjo mund të shërbejë si modë për fqinjët tuaj”, tha Tusk.

Ndërkaq sa i përket dialogut me Serbinë, Tusk tha se nuk ka rrugë tjetër drejt BE-sq përveç përmirësimit të marrëdhënieve me Serbinë.

“Ne diskutuam për Dialogun me Serbinë dhe pa zbatimin e plotë të marrëveshjeve nuk shoh se ai do të behet përmirësimi i marrëdhënieve me BE-në. Pas takimit me Vuçiq dhe sot me Thaçin unë jam shumë më optimist. Dua të falënderoj presidentin Thaçi dhe Vuçiq për investimet ne dialog. Unë e di që kjo çështje është e ngarkuar por nuk ka alternativë tjetër”, ka thënë ai.

Ai në fund fare përmendi ditëlindjen e presidentit Thaçi ( i cili mbushi 50 vjet) dhe i tha që jeta reale fillon pas të 50-tave. /Zëri/

Image

Image

Image

© ZËRI.INFO