Dy ditë pas shpërthimit kamikaz në qytetin historik të Sulltanahmetit në Stamboll, Turqia bombardoi objektivat e ISIS në Siri dhe Irak.
Lajmi është dhënë nga Kryeministri turk Ahmet Davitoglu, i cili ka deklaruar se gjatë 48 orëve të fundit janë vrarë 200 xhihadistë.
Davitoglu është shprehur se Turqia ka bombarduar rreth 500 objektiva të ISIS. Bombardimet turke, vijnë si shenjë hakmarrje, pas ngjarjeve të fundit në Turqi, ku të martën 10 persona humbën jetën dhe 15 të tjerë u plagosën.
Turqia i hakmerret ISIS-it, vret 200 militantë në 48 orët e fundit
NGA KATEGORIA