Për Turqinë, Vojvodina dhe Sanxhaku nuk janë pjesë e Serbisë! Ky përfundim vjen nëse në ueb-faqen e ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, lexoni listën e ambasadave të këtij vendi që i ka në mbarë botën me numra kontakti dhe adresa.
Nën juridiksionin e ambasadës së Turqisë në Beograd numërohen Serbia, Vojvodina dhe Sanxhaku, nga të cilat mund të interpretohet se në këtë vend, me të cilin jemi historikisht të lidhur shumë ngushtë, provincën veriore serbe dhe rajonin e Rashkës i konsideron si shtete të ndara, shkruan gazeta serbe “Alo”, transmeton lajmi.net.
Sipas kësaj gazete, interesant është fakti se këtë ndarje të Serbisë mund ta gjeni vetëm kur dëshironi të lexoni informacionet në gjuhën turke, derisa në atë angleze shkruhet mirë Serbia.
Në ueb-faqen e ministrisë së punëve të jashtme të këtij vendi, gjendet adresa, numri i telefonit dhe adresa elektronike e ambasadës turke në Beograd, dhe pasi që Turqia nuk ka konsullata në këto pjesë tjera të Serbisë, atëherë në çfarë bazohet kjo ndarje.
“Të dhënat në gjuhën angleze referohen sipas tregut ndërkombëtar, derisa ato në gjuhën turke u dedikohen të gjithë atyre që këtë gjuhë e kanë amtare apo e njohin atë”, ka deklaruar analisti politik Branko Radan.
Po të ekzistonin konsullatat e tyre, aty do të ishin edhe numrat e telefonit për secilën prej tyre, dhe nuk do të kishte polemika. Turqia është si një këshilltare (mentor) për myslimanët e Ballkanit. Dhe kështu, duket sikur ajo është duke u përpjekur të dërgojë njëfarë lloj mesazhi për boshnjakët e Sanxhakut se përkrah idenë e autonomisë së Sanxhakut. Përveç kësaj, dihet se turqit mbështesin publikisht pavarësinë e Kosovës, si dhe forcimin unitar të Bosnje dhe Hercegovinës, kështu që asgjë nga këto nuk do të duhej të na habiste”, ka shtuar Radan. /zeri/