Turqia synon që ta marrë Raqqan, një prej bazave të fuqishme të grupit militant Shteti Islamik, objektivi i ardhshëm pasi forcat irakiane të kenë marrë kontrollin mbi Mosulin nga IS-I, dhe pasi Ankaraja të ketë pastruar kufirin e saj nga militantët.
“Qëndrimi i Turqisë për operacionin në Raqqa, është i qartë. Do të ishte mirë që edhe në aspektin ushtarak por edhe strategjik të ndërmerrej operacioni, pas të jenë përmbyllur operacionet në Mosul dhe Mburoja Turke e Eufratit”, tha zëvendës kryeministri i Turqisë, Numan Kurtulmus.
Sekretari amerikan i mbrojtjes, Ash Carter, javën e kaluar avokoi për avancim në Raqqa pasi forcat irakiane, të mbështetura nga koalicioni i fushatës ajrore i udhëhequr nga SHBA-ja, të rimarrin Mosulin gjatë javëve në vijim.
Forcat irakiane të Sigurisë dhe luftëtarët Peshmergë kurdë kanë filluar ofensivën e tyre në Mosul që më 17 tetor dhe në fund të muajit hynë në lagjet e qytetit, për herë të parë që prej rrethimit të tij dhe bllokimit të militantëve të IS-it brenda.
Kryeministri irakian, Haider Abadi, u bëri thirrje militantëve të IS-it që të “dorëzohen ose të vdesin”. /REL/