TURQI: ARRESTOHET FAMILJA ME KATËR FËMIJË

E publikuar: 20/04/2015 21:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia turke ka arrestuar dy britanikë sot me katër fëmijët e tyre, të cilët dyshohet se ishin duke udhëtuar nga Anglia për në Siri për t’u bashkuar me shtetin islam, thanë zyrtarët turq.

Asif Malik dhe Sara Kiran janë arrestuar në Ankara, dhe janë marrë në paraburgim me katër fëmijët e tyre të moshës 12 muaj deri në shtatë vjet.

Policia britanike kishte bëre thirrje më parë për ata që mund të kenë informacion në lidhje me familjen e zhdukur nga Anglia në fillim të prillit, transmeton arbresh.info.

Zyrtarët turq thanë se familja ishte duke u përpjekur për të kaluar në territorin e kontrolluar nga shteti islamik, ndërsa më parë autoritetet britanike raportuan se nuk kishte të dhëna se anëtarë të kësaj familje luftojnë në Siri.

Familja, siç specifikohet, shkoi në Turqi përmes kufirit grek më 16 prill./arbresh.info/