Agjencia e lajmeve shtetërore e Turqisë, thotë se policia ka bastisur shtëpi në një lagje të Ankarasë, ku ka arrestuar së paku 15 persona, të dyshuar se kanë lidhje me grupin militant Shteti Islamik.
Nga e premtja, Turqia ka kryer sulme ajrore kundër caqeve të Shtetit Islamik në Siri dhe ka bombarduar pozicionet e rebelëve kurdë në veri të Irakut.
Gjithashtu janë arrestuar qindra persona, të cilët dyshohen se janë të lidhur me ekstemistët e dhunshëm, raporton AP.
Të dielën, Turqia ka bërë kërkesë që aleatët e NATO-s të organizojnë një takim për të diskutuar kërcënimin e sigurisë së Turqisë por dhe për sulmet ajrore.
Agjencia Anadolu thotë se së paku 15 njerëz, përfshirë edhe shtetas të huaj, janë arrestuar sot në lagjen Haci Bayram në Ankara. /rel/