Kombëtarja e femrave në hendboll U19 ka pësuar një ndër disfatat më të rënda në historinë e hendbollit botëror. Ato në turneun e 9-të tradicional “Trofeu i femrës” që po zhvillohet në Tbilisi të Gjeorgjisë, e besoni dot apo jo, pësuan nga moshataret e tyre të Letonisë me rezultatin 48:1, transmeton Infosot. Gjate pjesës së parë vashat “kuq e zi” nuk kishin shënuar asnjë gol duke pranuar plote 24 gola, po aq sa pranuan edhe në pjesën e dytë, por kësaj radhe me të vetmin dallim që shënuan një gol në portën e letonezeve me anë të Sabrina Zajmit. Kjo nuk është disfata e vetme e hendbollisteve shqiptare në kuadër të këtij turneu, pasi në ndeshjen e tyre të dytë të zhvilluar të mërkurën u mundën nga Qipro me rezultatin 41:3, ndërsa gjatë pjesës së parë rezultati ishte 22:2. Ndeshjen e radhës vashat shqiptare do ta zhvillojnë kundër nikoqireve të Gjeorgjisë, ku shpresojmë të mos thyejnë rekordin më të keq në historinë e hendbollit që mbahet nga kombëtarja e senioreve të Australisë që në kuadër të Botërorit të vitit 2005 kishte pësuar disfatën më të thellë në historinë e hendbollit botëror nga Hungaria me rezultatin 57:9. /Infosot
Turpërohen hendbollistet e Shqipërisë, humbin 48-1!
NGA KATEGORIA