Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person në fshatin Bibaj të Ferizajt ka humbur kontrollin dhe ka dal me veturë nga rruga.
“Raportohet se i dyshuari mashkull turk shtetas i Turqisë përderisa ishte duke lëvizur me veturën BMË me targa lokale , ka humbur kontrollin mbi veturën dhe del jashtë rrugës. Si pasojë e aksidentit i dyshuari ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, ka njoftuar policia.
















