Xhakarta konfirmon se dikund rreth 32 indonezianë janë arrestuar në Turki, meqë ata kishin për qëllim të iu bashkoheshin Organizatës Terroriste ISIS.
Sipas tyre, ata dyshoheshin se kishin në plan që përmes Turkisë të kalonin në Siri, trasmeton Indeksonline.
Ndërsa një grup tjetër prej 16 personave nga Indonezia një javë më parë u arrestuan gjatë rrugëtimit që kishin marrë drejt Sirisë, raporton Reuters.
“Kemi pranuar informata se këta persona kanë provuar të kalojnë në Siri, dhe Indonezia do të dërgojë një grup hetuesish që të ndihmojë autoritetet turke”, tha Ministrja e Jashtme indoneziane Retno Marsudi. /Indeksonline/