Turistja përdhunohet në Dubai, por rrezikon burgun

E publikuar: 17/11/2016 05:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një histori që do të çudiste çdo njeri në planet, por jo arabët. Një turiste britanike kishte shkuar në Dubai për pushime.

Por 25-vjeçarja është përdhunuar nga dy meshkuj britanikë.

Ajo ka kryer denoncim në policinë e Dubait, por në vend që të kapnin fajtorët, që tashmë kishin ikur nga vendi, policia akuzon gruan për marrëdhënie jashtë martesore dhe rrezikon burgun.

Familja e saj ka kërkuar nga autoritetet britanike të zgjidhin çështjen dhe të gjejnë fajtorët, por deri tani asgjë nga këto nuk ka ndodhur. Vajza e përdhunuar nga Birmingam është në liri me kusht pasi pagoi garancinë por i duhen 24 mijë paund që të paguajë tarifat e gjyqit.