Turbullohet “Ujëmani” – KRU Prishtina njofton për reduktime

E publikuar: 27/11/2023 09:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kompania e ujësjellësit ‘’KRU Prishtina’’ ka njoftuar se për shkak të ngritjes së turbullirave në liqenin e Ujmanit , do të ketë reduktime të ujit në qytetin e Fushë-Kosovës.

Reduktime do të ketë nga ora 10:00-16:00, dhe nga ora 23:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit të ditës së nesërme.

Kjo situatë do të vazhdojë deri në njoftimin e radhës.