Arda Turan mund të largohet nga Barcelona pas përfundimit të këtij sezoni.
Mesfushori i Barcelonës, Arda Turan nuk është i kënaqur me fillimin e aventurës së tij në Camp Nou.
Përforcimi i ardhur nga Atletico Madrid në verën e vitit të kaluar që nuk kishte të drejtë debutimi deri në janar, nuk është duke dhënë paraqitjet e pritura.
Andaj, sipas mediave spanjolle, kjo mund ta detyrojë që të mendojë për transferim në një klub tjetër, përcjell “Lajmi.net”.
Turan nuk është duke bindur trajnerin Luis Enrique se e meriton një vend në formacionin bazë.