Tuna zbulon arsyen pse e braktisi “Këngën Magjike” pasi mori Çmimin e Kritikës!

E publikuar: 15/12/2016 14:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Altuna Sejdi-Tuna u vlerësua me Çmimin e Kritikës në Kënga Magjike 2016 dhe balada e saj “Duam” u pëlqye shumë nga publiku.Megjithëse ishte një prej këngëtarëve që javën e fundit u lakua edhe si fituesja e mundshme e këtij edicioni, Tuna e dinte që nuk do të fitonte, ishte e bindur.

Në një speciale të prapaskenës së Këngës Magjike nga Intv, e pyetur nëse do të fitonte, ajo i përgjigjet pa u menduar “Jo, nuk është hera e parë. Unë e di kur fitoj… Simboli i garave nuk është vetëm në Këngën Magjike dhe nuk është një herë në vit, por është gjatë gjithë karrierës dhe unë këtë e kam dëshmuar. Sonte nuk jam për këtë gjë këtu. Jo sepse nuk mendoj se kënga ime është më e mira, sepse mendoj se kënga ime nuk ka çmim, por sepse është një politikë tjetër në këtë festival që mua nuk më intereson…”

Pas çmimit, Tuna ka treguar “emocionet” që ka ndier gjatë performancës, por më shumë se aq përgjegjësinë me të cilën duhet të paraqitej live. /noa/