Mediat botërore kohët e fundit kanë shpërndarë lajme rreth një orizi të rrejshëm i cili po prodhohet në Kinë – dhe që është i përzier me plastikë. Prandaj, është shumë e rëndësishme që ju t’i lexoni me kujdes etiketat mbi produktet që i blini në markete.
Për më tepër, orizi ishte shpërndarë më pas shpejtë në vendet e tjera të Azisë, të tilla si Indi, Vietnam dhe Indonezi. Ky oriz plastik është i përzier me oriz normal dhe mund të gjendet në shumë marka të njohura tregtare. Prandaj, është shumë e vështirë që ta vëreni dallimin në mënyrë që të shmangni atë. Disa individë pohojnë se kanë përjetuar probleme të tretjes pas konsumimit të këtij orizi.