Një lajm që ka surprizuar të gjithë fansat e muzikës shqiptare, dy emra të njohur të estradës, Tuna Sejdi dhe Nora Istrefi, kanë publikuar sot duetin e tyre të parë.
Ky bashkëpunim ka ngjallur kuriozitet dhe entuziazëm të madh, duke qenë se të dyja nuk janë vetëm të suksesshme në karrierë por edhe ish-kunata në jetën private, shkruan Indeksonline.
Kënga e cila titullohet “My Love” është një miks i stileve të veçanta të Tunes dhe Nores. Videoklipi i këngës është mjaftë artistik ku dyshja kanë lenë pa fjalë me dukjen e tyre.
Ky duet duket se është një mesazh pozitiv për të treguar se muzika mund të bashkojë edhe pas ndryshimeve në marrëdhëniet personale.
A do jetë ky vetëm fillimi i një bashkëpunimi të ri mes dy këngëtareve? Koha do ta tregojë!