Rrjeti social Tumblr bëri të ditura planet për të ndaluar të gjitha përmbajtjet pornografike në uebsajt duke filluar nga 17 Dhjetori.
Politika e re vjen pak javë pasi sajti u tërhoq nga Apple App Store për arsye të publikimit të imazheve abuzive të cilat anashkaluan filtrat e Tumblr.
Në një postim, CEO Jeff D’onorio tha se Tumblr gjithnjë ka pasur zero tolerancë ndaj përmbajtjeve të tilla.
Politikat e re e Tumblr vjen pak javë pasi aplikacioni u përjashtua nga dyqani i aplikacioneve të Apple. Kompania tha se përmbajtjet sapo u identifikuan u fshinë menjëherë.
Por nuk është hera e parë që Tumblr lejon përmbajtje të tilla. Në Indonezi është i ndaluar përdorimi i sajtit ndërsa Koreja e Jugut e ka vendosur vazhdimisht nën presion lidhur me këtë çështje. /PCWorld Albanian