Tubim madhështor i AAK-së në Deçan, Ahmet Isufi: Si zakonisht Deçani është bashkuar rreth birit të tij, liderit Ramush Haradinaj

E publikuar: 02/02/2025 17:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës bashkë me partnerët e koalicionit kanë mbajtur tubim parazgjedhor, në Deçan.

Duke publikuar fotografitë nga ky tubim madhështor, kandidati për deputet nga kjo parti, Ahmet Isufi tha se si zakonisht Deçani i ofroi mbështetje “birit të tij”, kandidatit për kryeministër – Ramush Haradinaj.

“Deçani i dha drejtimin fitores
Si zakonisht, qyteti i traditës e i qëndresës, është bashkuar rreth birit të tij, liderit e Kryeministrit më të suksesshëm të vendit, Z. Ramush Haradinaj.” – shkroi ai në facebook.