
Deputeti Lulzim Basha i është përgjigjur sërish kryeministrit Edi Rama, ndërsa vijojnë prej javësh replikat e tyre online.
Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatalntik, përmendi socialistët e arrestuar, ku shprehet se se “për ty kush nuk vjedh fle gjum Rame”.
“O Rame, t’u fjet gjum futëm Shqipërinë në NATO, hoqëm vizat me Bashkimin Europian. Kurse ti zgjuar, çfarë arrite? Lali Eri tek vendi, Ilir Beqja tek vendi, Saje Qorin tek vendi, Ben Ahmetaj ka ik për momentin, por gati e ka vendin, Ter Koka tek vendi.
Për të mos llogarit pastaj kryebashkiakët dhe deputetët Rame, se për ty kush nuk vjedh fle gjum Rame. Si the “me kë do flasin me Bashkimin Europian”? E mër Ram, e di si më tha një shok i joti kryeministër, ku ulet në të vetmen tavolinë ku ulet Shqipëria Euroatlantike në NATO që e gjete gati. Më tha në fillim qeshim me shakatë e Ramës, tashi qeshin me Ramën. E mor Rame, e mori vesh bota 7×7 = 313-të Rame”, tha Basha./tch