T’u derdh kafja apo uji mbi laptop: Po tani çfarë të bëjmë? (Foto)

E publikuar: 04/10/2015 12:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Po, ndodhi: pa dashje dora preku gotën, ajo ra dhe uji po derdhet, o Zot, po derdhet brenda tastierës dhe njëkohësisht motherboard-it të laptopit, dhe gjithë jetës tënde pak a shumë.

Sapo t’u derdh ujë mbi laptop: Po tani?

Ja katër hapat që duhet të marrësh me urgjencë:

Hiqe nga prize menjëherë laptopin. Kjo do të ulë rrezikun për dëmtim elektrik. Nëse ke një pajisje që I hiqet lehtësisht baterija, hiqe edhe atë. Nëse jo, thjesht fike.

Ktheje mbrapsht laptopin. Duhet të mos lejosh që uji të hyjë në njesinë qendrore. Kur e kthen mbrapsht, uji del jashtë, nuk hyn brenda.
laptop-uji

Merr një shami dhe fillo të thithësh ujin. Për urgjencë, edhe shamitë prej letre funksionojnë, por ato mund të lënë mbetje. Zgjidhja më e mirë është të marrësh një pecetë, ose shall nga dollapi dhe të fillosh të thashë me kujdes butonat. Tunde pak lap topin, me kujdes, që uji të dalë jashtë.

Lëre të thahet pak. Mos përdor tharëse flokësh. Me të vetëm sa do përziesh pluhurin dhe papastërtitë dhe do i çosh në një sipërfaqe ku tani mund të ngjiten. Prit, më mirë, deri në dy ditë dhe, kur të sigurohesh që laptopi është i thatë, ndize. Nuk duhet të gëzojmë para kohe, do e shihni vetë nëse është çdo gjë si më parë.