Deri tani për të tërhequr paratë nga Trusti deri tani kanë aplikuar mbi 270 mijë persona.
Kjo është bërë e ditur nga Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës, i cili ka publikuar në Facebook statistikat rreth aplikimeve për tërheqjen e 10 për qind të kursimeve në dy ditët e para të aplikimit, pas hyrjes në fuqi të Ligjit për rimëkëmbje ekonomike.
Ndryshe, qytetarët kanë katër muaj afat për tërheqjen e dhjetë për qind të mjeteve të tyre nga Trusti duke aplikuar përmes formës online.