Pak njerëz ka që nuk janë ballafaquar me pika të zeza të shëmtuara në fytyrë, apo mitisere. Shumica e njerëzve i kanë në zonën e hundës, por mund të përfshijnë tërë fytyrën, zakonisht hundën, mjekrrën dhe ballin. Mbulimi i këtyre pikave apo akneve të zeza me anë të make up-it nuk është zgjidhje. Por ka shpëtim për këtë.
Është e rëndësishme që së pari të hiqen qelizat e vdekur të lëkurës ku pikat e zeza janë të bllokuara në poret e lëkurës. Mund të bëni në mënyrë efektive piling fytyrës suaj. Nuk është e nevojshme të bleni preparate të shtrenjta, mjafton vetëm të lagni fytyrën me ujë dhe të aplikoni bazë të kafesë dhe ta fshihni pastaj me dorë apo me një peshqir të pastër duke bërë lëvizje rrethore për rreth 5 minuta. Pastaj duhet ta pastroni sërish fytyrën.
Pasi të përgatitni fytyrën kështu, në ujë të nxehtë hidhni kamomil, lakohuni mbi enën dhe mbulojeni fytyrën me një peshqir dhe avulloni fytyrën për rreth 10 minuta. Ky process është i dobishëm edhe për sinuset tuaja. kjo ndikon që të hap poret tuaja dhe pastaj të mund t’i heqni qafe pikat e zeza.
Më poshtë po ju paraqesim një maskë që vlen për pikat e zeza dhe pastrimin e poreve:
4 lugë sode bikarbone
1 filxhan ujë mineral
Masën e fituar aplikoni në fytyrë, duke shmangur zonën e syve. Mbani këtë maskë për 10 minuta e më pas shpëlajeni atë. Rezultatet do të jenë të dukshme mënjëherë./femra.net/