Gjykata Speciale në Hagë ka rrëzuar mocionin e mbrojtjes së ish-eprorëve të UÇK-së, dhe i ka lënë në fuqi të gjitha akuzat.
Avokatët kishin kërkuar rrëzimin e akuzave që lidhen me periudhën e aktakuzës.
“Trupi gjykues nuk është bindur që ai ka autoritet sipas rregullës 130 për të rrëzuar pjesë të akuzave ose fakteve materiale që formojnë pjesë të aktakuzës nëse për shkaqe kohe ose për shkaqe tjera. Mbi këtë bazë, trupi gjykues rrëzon mocionin e mbrojtjes sipas rregullës 130 në tërësinë e vet”, tha kryetari i trupit gjykues, Charles Smith, të mërkurën më 16 korrik.
















