Trupat rezervë arrijnë në Kosovë, KFOR: Të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të sigurisë 

E publikuar: 18/01/2025 17:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trupat italiane nga rezervat e KFOR-it përfunduan sot mbërritjen e tyre në Kosovë, në mbështetje të misionit të udhëhequr nga NATO, duke forcuar praninë e KFOR-it në vend.

Sipas njoftimit, ky dislokim është i përkohshëm. Gjatë muajve të ardhshëm, mbi 200 ushtarët nga brigada e mekanizuar italiane “Sassari” do të angazhohen në një sërë aktivitetesh së bashku me trupat e KFOR-it dhe do të jenë të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të rëndësishëm të situatës së sigurisë, përfshirë gjatë periudhës zgjedhore.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij të gjatë, duke kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë.

Operacionet kryhen në mënyrë të paanshme dhe në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në përputhje me rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.