Ish-presidenti amerikan, Donald Trump ka reaguar në rrjetet sociale, teksa i drejtohej Gjykatës së Manhatanit.
Në “Truth Social”, Trump u shpreh se kjo që po i ndodhte i dukej surreale dhe nuk i besohej se diçka e tillë po ndodh në SHBA, shkruan CNN.
“Duke u nisur për në Gjykatën e Manhatanit. Duket kaq surreale, ata do të më arrestojnë. Nuk mund të besohet se kjo po ndodh në Amerikë”, shkroi Trump.
Trump pritet t’i merren gjurmët e gishtërinjve si pjesë e procedurës.
Më pas, ish presidenti do të dalë përpara gjykatësit ku edhe do të njihet zyrtarisht me akuzat që janë ngritur ndaj tij nga prokuroria.