Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka zgjedhur guvernatorin e shtetit të Indianës, Mike Pence, si zëvendës të tij të mundshëm.
Pence, 57 vjeç, është konservator i krishterë, i cili më parë ka shërbyer në Dhomën e Përfaqësuesve.
Pence e përshkruan veten si “mbrojtës të vlerave familjare” dhe është i njohur për qëndrimet e tij kundër abortit dhe martesave të çifteve homoseksuale.
“Jam i lumtur të njoftoj se kam zgjedhur guvernatorin Mike Pence si zëvendëspresident të mundshëm”, ka shkruar Trump në Twitter.