Trump u shpall fajtor, reagon Biden: Kutitë e votimit mënyra e vetme për ta mundur

E publikuar: 31/05/2024 00:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti amerikan Joe Biden, tha se e vetmja mënyrë për të mposhtur rivalin e tij republikan, Donald Trump është në kutinë e votimit, pak çaste pasi Trump u shpall fajtor për 34 akuza penale.

“Ka vetëm një mënyrë për ta mbajtur Donald Trump jashtë Zyrës Ovale: Në kutinë e votimit,” shkroi Biden në X.

Në fushatë Biden tha në një deklaratë se vendimi tregonte se “askush nuk është mbi ligjin”.

“Donald Trump gjithmonë ka besuar gabimisht se ai kurrë nuk do të përballet me pasoja për shkeljen e ligjit për përfitimin e tij personal. Por vendimi i sotëm nuk e ndryshon faktin që populli amerikan përballet me një realitet të thjeshtë. Ka ende vetëm një mënyrë për të mbajtur Donald Trumpin jashtë Zyrës Ovale: Në kutinë e votimit, kriminel i dënuar apo jo, Trump do të jetë kandidati republikan për president”, shkroi në një deklaratë Michael Tyler, drejtori i komunikimit të fushatës së Biden 2024.

“Kërcënimi që Trump paraqet për demokracinë tonë nuk ka qenë kurrë më i madh,” shkroi Tyler. “Një term i dytë Trump do të thotë kaos, grabitje e lirive të amerikanëve dhe nxitje e dhunës politike – dhe populli amerikan do ta refuzojë atë këtë nëntor.”